24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“A do të guxojë prokuroria të ndjekë paratë?” – Skema e dyshuar e evazionit që përfshiu Bankers Petroleum dhe një rrjet të gjerë nënkontraktorësh

Shqipëria ka qenë shpesh skenë e skandaleve të mëdha fiskale, por pak prej tyre kanë përmasat e asaj që tashmë njihet si “sekret publik”: shmangia e pagesës së taksave nga kompania Bankers Petroleum, përmes një rrjeti të ndërlikuar nënkontraktorësh dhe kontratash të dyshimta.

Burime të besueshme bëjnë me dije se miliona euro që duhej të përfundonin në arkën e shtetit shqiptar janë zhvendosur sistematikisht, përmes skemave që reduktonin taksat përmes zhvendosjes së fitimit tek kompani të tjera që taksohen më pak. Në qendër të kësaj skeme qëndron përdorimi i kontratave të fryra, tenderëve pa konkurrencë dhe faturimeve të stërmadha për shërbime që në realitet kushtonin shumë më pak.

Pikëpyetjet që presin përgjigje:
• Sa para përfitoi kompania “Bolv Oil” e Behar Çukajt nga kontratat me Bankers?
• Sa nga këto kontrata ishin të hapura dhe sa të mbyllura?
• Cili ishte çmimi real i shërbimeve dhe sa u pagua në të vërtetë?
• Sa tatim-fitim u shmang duke e zhvendosur fitimin nga Bankers (tatim 50%) tek Bolv Oil (tatim 15%)?

Të njëjtat dyshime ngrihen për kompaninë “Albstar” të Sadik dhe Idajet Ismailajt, një emër që ka ndërtuar gjithçka, nga stadiumet deri te koncesionet shumëmilionëshe. Pyetjet janë të njëjta, por përgjigjet deri tani mungojnë.

Aty ku “rruga e parave” të çon…

Nëse hetimi do të jetë serioz, “rruga e parave” mund të përfundojë në rezidencat luksoze të ndërtuara me para publike, si “Tulipan” në Tiranë apo “Pika e Vogël e Kumbaros” në Jug, ku shumëkush dyshon se është kanalizuar një pjesë e kësaj pasurie të zhdukur.

Nuk janë vetëm dy apo tre kompani, por dhjetëra emra që sipas të përditshmes “Kapitali”, përfshijnë:
• “Simmons Edeco Limited” me përfaqësues Enea Nuhun;
• “Q. Sinaj” e Fatos dhe Qemal Sinaj;
• “Phoenix” e Isuf Berberit;
• Dhe të tjera që kanë përfituar kontrata të majme nga Bankers për vite me radhë.

Pyetja që mbetet:

A ka vullnet politika dhe prokuroria të shkojnë deri në fund të kësaj çështjeje? Apo do të heshtin sërish përballë një prej aferave më të mëdha financiare në Shqipëri?

Nëse drejtësia do ta trajtojë këtë dosje me përkushtim, shumë nga paratë që i mungojnë shkollave, spitaleve dhe infrastrukturës publike, mund të rikthehen tek qytetarët shqiptarë. Por për këtë, nevojitet më shumë se një deklaratë politike: nevojitet vullnet për të ndëshkuar grabitjen sistematike të pasurisë publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...