27.6 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Aksident në rrugën Sarandë–Delvinë, 4 të plagosur jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shijan, ku dy automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar katër të plagosur.

Sipas burimeve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Ford me targë AA240GE, i drejtuar nga Leonard Begolli, 64 vjeç, dhe një Benz me targë AB896TC, në pronësi të Alen Preçit. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur katër persona, përfshirë edhe dy drejtuesit e automjeteve.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, sipas mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Deri më tani, shkaku i ngjarjes mbetet i paqartë, por hetimet janë në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...