13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Shqiptarëve u duhen 16.3 vite për të blerë një apartament – më keq se çdo vend tjetër në Europë

Një familjeje mesatare shqiptare i duhen plot 16.3 vite pune për të përballuar blerjen e një apartamenti – rekord negativ në Europë, sipas indeksit më të fundit të përballueshmërisë të publikuar nga Numbeo për mesin e vitit 2025.

Ky është pozicioni më i ulët që Shqipëria ka zënë ndonjëherë në këtë renditje, duke u renditur e fundit mes 36 shteteve europiane. Kjo tregon se banesat në vend janë bërë më të paarritshme se kurrë më parë, sidomos për shtresën e mesme dhe të reja të popullsisë.

Çmimet në rritje, pagat në vendnumëro

Në fillim të vitit 2024, Shqipëria renditej në vendin e 32-të, me 13.8 vite pune të nevojshme për të blerë një apartament. Por përkeqësimi i fundit – me gati 2.5 vite shtesë – vjen si pasojë e një rritjeje të ndjeshme të çmimeve të banesave, ndërsa pagat vijojnë të mbeten ndër më të ulëtat në rajon.

Sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare bruto në vend arriti në 77.500 lekë në muaj, ose rreth 770 euro, për vitin 2024. Megjithatë, në Serbi, Bosnjë, Mal të Zi e Maqedoninë e Veriut, punonjësit paguhen mesatarisht mbi 1000 euro në muaj – një disavantazh i qartë për blerësit shqiptarë të tregut të banesave.

Një treg që s’po ndalet së rrituri

Sipas Banka e Shqipërisë, në gjysmën e dytë të vitit 2024 çmimet e apartamenteve njohën një rritje mesatare prej 23.6%, ndërsa në raport me një vit më parë, çmimet janë rritur me 44.5%.

Këto shifra të nxjerra nga indeksi Fischer tregojnë qartë se tregu i banesave ka hyrë në një fazë spekulative dhe për shumicën e qytetarëve, shtëpia po bëhet një luks, jo një e drejtë bazë.

Realiteti ekonomik: një hendek që thellohet

Për një çift të ri me të ardhura mesatare dhe pa pasuri të mëparshme, blerja e një banese po kthehet në një mision thuajse të pamundur pa ndihmë familjare ose pa marrë borxhe afatgjata. Ndërkohë, mungesa e politikave efektive për strehimin social apo subvencionimin e blerjes së parë të shtëpisë e thellon edhe më tej pabarazinë.

Kontrasti mes rritjes së çmimeve dhe stanjacionit të pagave është kthyer në një barrë të rëndë për ekonominë familjare dhe një këmbanë alarmi për autoritetet vendase, që përballen me rritje të shpejtë të kërkesës, mungesë transparence në treg dhe një rritje të pashembullt të investimeve jo-rezidente.

Në këtë panoramë, shpresa për një çati mbi kokë, për shumë shqiptarë, po bëhet gjithnjë e më shumë një ëndërr që largohet nga realiteti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...