6.5 C
Tiranë
Saturday, May 2, 2026
spot_img

Peshkopi – Sherr mes të rinjve në bulevard, një i plagosur me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Peshkopisë, ku një sherr për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një të riu. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në bulevardin kryesor të qytetit, duke shkaktuar panik tek qytetarët që ndodheshin aty pranë.

Sipas informacioneve zyrtare të policisë, I.G., 24 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, dyshohet se ka plagosur me thikë Xh.D., 23 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin rajonal, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim, ndërsa forcat policore po punojnë për kapjen e tij.

Policia e Dibrës njofton:

“Rreth orës 11:00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.G., 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh.D., 23 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Autori është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.”

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, përfshirë motivet dhe mjetet e përdorura.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin lokal, për shkak të faktit se ndodhi në mes të ditës dhe në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...