26.8 C
Tiranë
Tuesday, August 11, 2026

Rama paralajmëron “aksione kombëtare”: Si në Vlorë, do pastrojmë edhe Tiranën, Durrësin, Shkodrën

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot në një video live nga makina aksionin e ndërmarrë në Vlorë për lirimin e hapësirave publike, duke paralajmëruar se i njëjti model do të zbatohet në të gjithë qytetet e mëdha të vendit.

“Siç bëmë në Vlorë, do bëjmë në Tiranë, në Fier, Durrës, Shkodër”, deklaroi Rama, duke shtuar se këto qytete “kanë marrë hov të madh dhe do përballen me sfida të reja”, ndaj nevojitet veprim i prerë kundër abuzimit me hapësirat publike.

Gjatë deklaratës së tij, kreu i qeverisë kritikoi ashpër autoritetet lokale të Vlorës për mungesën e ujit të pijshëm, duke e quajtur këtë situatë “të pafalshme”. “Është e papranueshme që Vlora, me gjithë investimet që janë bërë, të mos ketë ende ujë të pijshëm për qytetarët,” tha ai.

Në një tjetër moment të fjalës së tij, Rama ndaloi edhe te zhvillimet në Theth, ku e quajti “plagë të tmerrshme” situatën me ndërtimet pa leje. Ai akuzoi një prokurore dhe Prokurorinë e Shkodrës për pengim të punës së shtetit dhe mbrojtje të paligjshmërisë. “Ministria e Drejtësisë po përgatit dokumentacionin për të kërkuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të vërë në vëzhgim të posaçëm Prokurorinë e Shkodrës,” theksoi Rama.

Deklaratat vijnë në një moment kur qeveria po intensifikon operacionet për lirimin e hapësirave publike, veçanërisht në zonat bregdetare, mes reagimeve të forta nga qytetarë dhe biznesmenë të prekur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...