31 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Fifi dhe Adis – Përfundon dashuria? Repostimet e këngëtares në TikTok ngrejnë dyshime për ndarje

Pas ditësh spekulimesh dhe thashethemesh, duket se ndarja mes këngëtares së njohur Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, dhe bashkëshortit të saj Adis po merr formë më të qartë.

Çifti, i cili dikur ndante momente të lumtura dhe premtime dashurie të përjetshme në rrjetet sociale, tashmë duket se janë larguar në mënyrë të pakthyeshme.

Në profilin e saj në TikTok, Fifi ka bërë repost disa video me përmbajtje që flasin hapur për dhimbjen dhe zhgënjimin e një ndarjeje. Një prej tyre thotë:
“Do të doja të mos të të kisha takuar kurrë, do të doja të mos të të kisha pëlqyer kurrë, të mos kisha humbur kohë me ty.”

Këto sinjale kanë ndezur më shumë dyshimet e ndjekësve, të cilët e shohin si një konfirmim të heshtur për përfundimin e marrëdhënies së tyre. Megjithatë, Fifi ende nuk ka dalë me një prononcim zyrtar për situatën.

Fansat e saj nuk kanë munguar t’i shprehin mbështetjen e plotë në komentet nën postimet e saj, duke i uruar forcë për të kaluar këtë fazë dhe sukses në rrugën e karrierës dhe jetës personale.

Tani mbetet të shihet nëse këngëtarja do të vendosë të flasë hapur për këtë kapitull të ri në jetën e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...