26.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Tiranë – Zbulohet rrjeti i prostitucionit me shtetase të huaja, arrestohet 20-vjeçari shqiptar, procedohen 7 gra nga Kolumbia dhe Panama

Një operacion i koduar “Crossline”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Tiranë, ka çuar në arrestimin e një 20-vjeçari shqiptar, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim me një shtetas kolumbian ende të paidentifikuar.

Sipas informacioneve zyrtare të policisë, i riu me iniciale K. P., banues në Tiranë, dyshohet se ishte pjesë e një skeme trafiku ndërkombëtar, përmes së cilës shtetase të huaja, kryesisht nga Kolumbia, silleshin në Shqipëri për t’u shfrytëzuar për prostitucion.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë 7 gra, të moshës 27 deri në 35 vjeç (6 kolumbiane dhe 1 nga Panamaja), në një apartament me qira ditore në rrugën “Gjon Muzaka” në kryeqytet, ku dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm.

Policia ka nisur procedimin penal ndaj shtetaseve të huaja, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit kolumbian që dyshohet të jetë një nga organizatorët kryesorë të këtij rrjeti.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Tiranës, përmes metodave speciale të hetimit, duke dokumentuar një veprimtari kriminale të strukturuar që synonte përfitime përmes shfrytëzimit të viktimave të trafikimit.

Materialet janë referuar në Prokurori, ndërsa autoritetet njoftojnë se hetimet po vijojnë në disa pista, për të zbardhur të gjithë rrjetin dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...