19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin, ul dënimin për një nga të pandehurit si bashkëpunëtor drejtësie

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për çështjen ndaj një grupi të akuzuarish për veprimtari të rënda kriminale, mes të cilëve edhe Gjergj Cukali, i dënuar me 25 vite burg. Ky vendim u konfirmua të mërkurën më 9 korrik 2025, me disa ndryshime për disa prej të pandehurve.

Cukali, i njohur edhe si mik i Emiljano Shullazit, akuzohet për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e biznesmenit Gjon Mena, një akt që për prokurorinë ka qenë pjesë e një aktiviteti kriminal të organizuar.

Ndërkohë, një nga të pandehurit, E.J., përfitoi ulje dënimi në 7 vite burg pas pranimit si bashkëpunëtor i drejtësisë, në aplikim të nenit 28/7 të Kodit Penal.

Po ashtu, i pandehuri B.D. u dënua me 18 vite burg për tentativë vrasjeje me dashje, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit A.B. Gjykata bashkoi dënimet e tij në një të vetëm prej 18 vitesh, në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal.

Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet gjyqësore t’u ngarkohen solidarisht të pandehurve dhe informoi se vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit të arsyetuar.

Trupi gjykues përbëhej nga gjyqtarët Tereza Merkaj (kryesuese), Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi, ndërsa çështja kishte numrin e regjistrimit 14 akti, datë 21.01.2025.

Ky është një ndër rastet më të rëndësishme të ndjekura nga GJKKO për vitin 2025, që synon të godasë veprimtarinë kriminale dhe lidhjet mes grupeve të strukturuara dhe individëve me ndikim në botën e krimit në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...