13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Zjarri në Kardhiq, rrezikon banesat – ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen

Një vatër zjarri u regjistrua pasditen e sotme në fshatin Kardhiq, në rrethin e Gjirokastrës, duke djegur një sipërfaqe prej rreth 3 dynymësh me bimësi të ulët.

Sipas informacioneve paraprake, flakët ranë pranë zonës së banuar, duke rrezikuar përhapje më të madhe për shkak të erërave të forta që përfshinë rajonin gjatë orëve të fundit.

Në vendngjarje ndërhynë dy automjete zjarrfikëse me dy grupe shpëtimi, të cilët arritën të vënë situatën nën kontroll, duke shmangur dëme të tjera në banesa apo pronë private.

Autoritetet lokale njoftojnë se po hetohen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që apelojnë për kujdes të shtuar nga banorët dhe udhëtarët, veçanërisht në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta që favorizojnë përhapjen e flakëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...