10.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Skandali i rradhës në Sarandë: Ndjekje spektakolare dhe arrestime me precedentë të rrezikshëm kriminalë

Një ndjekje që të kujton skenat e filmave aksion tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Sarandës, ku efektivët e Policisë kapën në flagrancë tre të rinj, duke parandaluar një tjetër ngjarje të mundshme kriminale. Në pranga ranë Endri Doku, Imer Gega dhe Ervis Cukali, të cilët udhëtonin me një Porsche Panamera, ndërsa u ndaluan në një zonë pranë bregdetit.

Por ajo që e bëri ndërhyrjen të veçantë ishte tentativa e njërit prej tyre, Endri Doku, për t’i shpëtuar arrestimit. Ai u hodh në det, duke tentuar të zhdukë edhe armën e zjarrit që mbante me vete. Edhe pse Doku dhe Gega nuk kishin precedentë penalë, emri i Ervis Cukalit i kthen sërish reflektorët mbi një dosje kriminale të rrezikshme dhe ende të pazbardhur plotësisht.

Kush është Ervis Cukali?

Emri i tij nuk është i panjohur për organet e rendit. Në shtator të vitit 2023, Cukali u arrestua së bashku me Albi Mecinin dhe Arafat Manërkollin, pasi u kapën me 21 kg eksploziv dhe lëndë djegëse, me dyshime të forta se po përgatitnin një atentat të bujshëm.

Mjeti që shoqëronte Cukalin në atë ngjarje rezultoi pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, ndërkohë që brenda tij u sekuestruan bidona me benzinë, të gatshëm për sulm.

Edhe më herët, në prill 2023, Cukali u përmend si i përfshirë në një tjetër ngjarje të rëndë — zhdukjen misterioze të dy personave me të kaluar kriminale, Leonard Theodhori (i njohur si “Koçole”) dhe Fatmir Sulovari (alias Krasniqi). Të dy u rrëmbyen në fshatin Vrinë të Sarandës, dhe që nga ajo ditë janë zhdukur pa lënë gjurmë. Edhe pse nuk ka pasur një akuzë direkte ndaj tij, dyshimet mbeten të forta, ndërsa Policia asnjëherë nuk e përjashtoi Cukalin si të përfshirë.

Një e kaluar me hijet e tritolit dhe vrasjeve të bujshme

Në dosjen e zhdukjes së dyshimtë të Koçoles dhe Sulovarit, del në skenë edhe një emër tjetër: Sofokli Baxheri, i cili u arrestua si personi që siguroi shtëpinë me qira në Nivicë të Himarës, ku dyshohet se u mbajtën të rrëmbyerit. Më pas, Baxheri la makina që shërbeu për rrëmbimin pranë një banese të ndërtuesit Afëz Kulla, ku më 5 dhjetor 2022 shpërtheu një sasi tritoli, duke ndezur alarmin për një zinxhir hakmarrjesh.

Edhe pse për këtë dosje, Baxheri është liruar me “detyrim paraqitje”, prokuroria dyshon për një grup të strukturuar kriminal, që ka ndërthurur atentatet, zhdukjet dhe presionin ndaj biznesmenëve në jug të vendit — dhe Ervis Cukali është një emër që vazhdon të figurojë në sfond.

Pyetja që lind: Si doli nga burgu Cukali?

Një pikëpyetje e madhe ngrihet mbi faktin se si ka mundur të dalë nga burgu një individ me këtë nivel përfshirjeje në ngjarje të rënda, përfshirë posedimin e tritolit, lidhjet me zhdukje të dyshimta dhe armëmbajtje pa leje.

Aksioni i fundit në Sarandë hedh sërish dritë mbi mangësitë në sistemin e drejtësisë dhe rrezikun që paraqesin individë me këtë profil kriminal, të lirë të qarkullojnë me makina luksoze dhe të armatosur.

Policia e Sarandës ka sekuestruar armën e zjarrit dhe automjetin, ndërkohë që tre të rinjtë ndodhen nën masë arresti dhe pritet të dalin për masë sigurie para Gjykatës.

Ngjarja konfirmon se edhe në zemër të sezonit turistik, terrori i krimit të organizuar nuk ndalet dhe kërkon masa më të forta e hetime të thelluara për të ndalur rikthimin e klaneve kriminale në jug të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...