35.1 C
Tiranë
Tuesday, August 11, 2026

“Ja si e tradhtoi familjen pas vrasjes” – Dëshmia tronditëse e vëllait të Liridona Ademajt: Reagimi i fëmijëve, ftohtësia e Naim Murselit

Në një dëshmi rrëqethëse dhe të mbushur me emocione, Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka rrëfyer në detaje reagimet e familjes pas vrasjes tragjike të motrës së tij, sjelljen kontradiktore të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, dhe dëshmitë e fëmijëve për natën fatale.

Ademaj tha se vizita e tij në Suedi, ku ndodheshin fëmijët e Liridonës pas krimit, ishte vendimtare për të kuptuar të vërtetën që ata kishin përjetuar.

“Kur kam shkuar në Suedi, kam kërkuar që t’i takoj. Fjalët e djalit ishin: ‘Hajni e ka fut dorën dhe ja ka ba mamit bam’. Tregojnë qartë se si Naimi e mbajti për dore në momentin e fundit të vrasjes.”

Por ajo që e tronditi më shumë familjen, sipas tij, ishte refuzimi i fëmijëve për të pasur çfarëdo kontakti me babanë e tyre.

“Fëmijët nuk kanë pranuar kurrë asnjë telefonatë apo kontakt me Naimin. Madje, në një foto ku ishin me të dy prindërit, ata e shkyen me gërshërë figurën e Naimit.”

Ftohtësia e Murselit pas krimit

Për Leonardin, gjithçka ishte e dyshimtë që në momentet e para. Ai përshkroi sjelljen e çuditshme të Naim Murselit në hotel, një ditë pas krimit, ku e gjetën të shtrirë, i qetë dhe duke konsumuar ushqim.

“Menduam se ishte i tronditur, por nuk tregonte asnjë emocion. Nuk pranoi të shkonte në morg për të parë Liridonën. Më në fund erdhi, por vetëm deri te dera, e pa prej andej dhe u tërhoq.”

Edhe në vendin e ngjarjes, deklaratat e Naimit ishin kontradiktore.

“Na tregonte se si kishte dalë nga makina, por pastaj ngatërrohej: ‘Jo, s’e di a nga e djathta apo nga e majta’. Sjellje që na la pa fjalë.”

Gjatë ceremonisë mortore, familjarët panë te ai një qetësi të pashpjegueshme, madje edhe në prani të mediave.

“As lot, as ndjeshmëri. Ftohtësi, heshtje, sikur s’kishte ndodhur asgjë.”

Arrestimet që konfirmuan dyshimet

Leonardi tha se më pak se një orë pas ceremonisë, morën vesh për arrestimin e Granit Plavës, dhe pak më vonë edhe për Naim Murselin dhe bashkëpunëtorin tjetër, Kokalla.

“Ishte një tronditje e thellë, edhe pse zemra jonë e ndjente që diçka s’ishte në rregull. Por mendja nuk na linte të besonim se ky krim vinte nga Naimi.”

Vendimi për zhvarrosjen

Pasi u bë e qartë përfshirja e Naimit në vrasje, familja kërkoi zhvarrosjen e trupit të Liridonës, për ta rivarrosur në vendlindje.

“Na u kërkua një vendim gjykate. Por unë dola në media, i dhashë zë kësaj kërkese dhe e bëmë realitet. Me ndihmën e policisë dhe mjekëve, e zhvarrosëm motrën dhe e rivarrosëm në Rracaj, ku edhe hapëm të pamen.”

Dëshmia e Leonard Ademajt hedh dritë mbi përmasat njerëzore të tragjedisë, por edhe mbi sjelljen e dyshimtë dhe të ftohtë të bashkëshortit të viktimës. Në një rast ku drejtësia po ecën me hapa të ngadaltë, fjalët e familjarëve mbeten zëri më i fortë në kërkim të së vërtetës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...