26.4 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Aksident në det në Golem: Përplasen dy motorë uji, një i plagosur dërgohet në spital

KAVAJË – Një aksident në det u regjistrua pasditen e sotme në zonën e Golemit, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë në vendin e quajtur “Manhatan”, ku dy mjete lundruese të tipit Jet Ski u përplasën mes tyre.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, në përplasje u përfshinë shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur në Kosovë, dhe S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë. Si pasojë, 31-vjeçari nga Kosova ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në spital nga Policia Kufitare, që po monitoronte zonën detare në momentin e aksidentit. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi tjetër i motorit, S. D., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Të dy personat ishin duke lundruar së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Zona ku ndodhi përplasja është një hapësirë detare e përcaktuar për lundrim dhe jo për plazh.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve paraprake.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...