36.7 C
Tiranë
Tuesday, August 11, 2026

Një fragment i Marsit dhe skeleti i një dinozauri dalin në ankand në Nju Jork

Një nga sendet më të rralla të zbuluara ndonjëherë në Tokë pritet të ngjallë interes të jashtëzakonshëm në ankandin e së mërkurës që do të mbahet në New York. Bëhet fjalë për një meteorid 25 kilogramësh, të quajtur NWA 16788, që besohet të jetë fragmenti më i madh i Marsit i gjetur ndonjëherë në planetin tonë.

Shtëpia prestigjioze e ankandeve Sotheby’s e ka vlerësuar çmimin e tij nga 2 deri në 4 milionë dollarë, duke e cilësuar si një objekt me vlerë të jashtëzakonshme shkencore dhe historike. Meteoridi me ngjyra të theksuara kuqërremta, kafe dhe gri besohet se është flakur nga sipërfaqja e Marsit pas një goditjeje të fuqishme nga një asteroid, përpara se të udhëtonte rreth 225 milionë kilometra në hapësirë për të përfunduar në shkretëtirën e Saharës, në Niger, në nëntor të vitit 2023.

Sipas të dhënave të Sotheby’s, ky shkëmb përbën 7% të të gjithë materialit marsian të njohur në Tokë dhe është 70% më i madh se fragmenti i dytë më i madh marsian i zbuluar ndonjëherë. Testimet laboratorike kanë treguar se ai përputhet në mënyrë të përkryer me përbërjen e shkëmbinjve marsianë të analizuar nga sonda “Viking” në vitin 1976.

Por ky nuk është i vetmi objekt që do të dalë në ankand. Një tjetër zbulim mbresëlënës është skeleti i një Ceratosauri të ri, një dinozaur mishngrënës që ka jetuar rreth 150 milionë vite më parë. Skeleti, i cili është mbi 2 metra i lartë dhe 3.5 metra i gjatë, është zbuluar në vitin 1996 në Wyoming të SHBA-së dhe është rikonstruktuar me përpikmëri nga paleontologët.

Të dy këto objekte janë pjesë e ankandit special të “Javës së Geek-ut 2025” në Sotheby’s, një ngjarje që mbledh në një vend fosile, meteorë dhe minerale të rralla që i përkasin epokave më të largëta të historisë së Tokës dhe hapësirës.

Interesi në rritje për historinë natyrore dhe objektet e rralla shkencore po tërheq gjithnjë e më shumë koleksionistë, të cilët janë të gatshëm të paguajnë miliona për një copëz nga universi – apo nga koha e dinozaurëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...