36.7 C
Tiranë
Tuesday, August 11, 2026

Rama: Çdo ndërtim pa leje në Theth do të shembet – nuk ka më tolerim ndaj shkelësve të ligjit

Kryeministri Edi Rama, në një takim me drejtuesit vendorë dhe deputetët e Partisë Socialiste në Tiranë, iu referua drejtpërdrejt situatës në Theth, duke theksuar se qeveria është e vendosur për të shembur çdo ndërtesë të ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

“Para se të hyj në detajet e punës, dua të ndalem pak te çështja e Thethit. Kam vënë re një teori të përsëritur dhe shumë të gabuar që përpiqet të zhvendosë përgjegjësinë nga shkelësit e ligjit te strukturat shtetërore,” tha Rama.

Ai kritikoi ata që sipas tij përpiqen të krijojnë një narrativë ku shteti shihet si fajtor për lejimin e ndërtimeve, ndërsa ndërtuesit paraqiten si viktima.

“Duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë duan t’ia lënë fajin vetëm strukturave të shtetit. Nga njëra anë kemi disa qytetarë që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar banesa, por nga ana tjetër, kanë vepruar në shkelje të ligjit. Dhe shteti nuk mund të lejojë më që ky cikël i paligjshmërisë të vazhdojë.”

Deklarata e kryeministrit vjen në një kohë kur debati mbi ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura ka marrë përmasa të gjera, veçanërisht pas ndërhyrjes së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Theth, një prej zonave më të bukura natyrore të vendit.

Rama la të kuptohet qartë se nuk do të ketë më tolerancë për ata që sfidojnë rregullat dhe ligjet urbanistike: “Nuk do të ketë më justifikime. Ligji do të zbatohet njësoj për të gjithë. Çdo ndërtim pa leje do të rrafshohet, pavarësisht se kush qëndron pas tij.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...