9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Aksident në Vlorë: Një shtetas amerikan përfundon në spital pas përplasjes me makinë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e 15 korrikut në rrugën “Dhimitër Konomi”, në zonën e njohur si Palazinë, ku një automjet është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga një shtetas amerikan.

Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10 dhe ka përfshirë automjetin me targë AE840T, i drejtuar nga Adriatik Lame, 58 vjeç, si dhe shtetasin amerikan Alex Shower, rreth 30 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Pas përplasjes, shtetasi amerikan është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime spitalore konfirmojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është larguar nga ambientet spitalore pas trajtimit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale për dokumentimin e aksidentit. Ndërkohë, testi i alkoolit për drejtuesin e automjetit ka rezultuar negativ, me vlerë 0.000 mg/l.

Rrethanat e aksidentit janë ende në hetim për të përcaktuar shkaktarët dhe përgjegjësitë për ngjarjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...