25.6 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Hapësira publike në “Ali Demi” çlirohet nga bllokimi: Në pranga 67-vjeçari, procedim penal për të birin

Policia e Tiranës ka çliruar një hapësirë publike në rrugën “Ali Demi”, e cila prej kohësh ishte zënë në mënyrë të paligjshme nga familja Dosti, përmes blloqeve betoni dhe automjeteve që pengonin hyrjen e banorëve në pallat. Ky zhvillim vjen pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Tiranës mbi një rast të përsëritur të vetëgjyqësisë, falsifikimit të dokumenteve dhe kanosjes.

Në këtë kuadër, më 7 korrik 2025, u arrestua Bujar Dosti, 67 vjeç, ndërsa së fundmi është nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj të birit, Erald Dostit, 25 vjeç. Të dy dyshohet se kanë falsifikuar dokumente që pretendonin pronësinë mbi hapësirën publike, të cilën e kishin zënë në mënyrë të vazhdueshme me mjete të ndryshme, duke shkaktuar përplasje me banorët dhe bllokim të qarkullimit.

Policia sqaroi se për lirimin e hapësirës janë angazhuar strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, specialistët e Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, si dhe shërbimet e Bashkisë Tiranë, të cilat kanë ndërhyrë për të hequr blloqet e betonit. Më herët, nga i njëjti vend janë sekuestruar edhe dy automjete që shërbenin për zënien e paligjshme të territorit.

Gjykata e Tiranës ndërkohë ka caktuar masën e arrestit me burg për 20 ditë ndaj Bujar Dostit, ndërsa materialet e plota të çështjes i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia e Shtetit thekson se do të vijojë operacionet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, në funksion të rendit dhe interesit qytetar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...