10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

SPAK zgjeron hetimet ndaj Jurgis Çyrbjes: Katër zyrtarë të INTERPOL dëshmojnë për rrjedhjen e të dhënave nga TIMS

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka hapur një fraksion të ri hetimor në kuadër të dosjes ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, duke u fokusuar këtë herë tek personat që dyshohet se e furnizonin me informacione të klasifikuara të nxjerra nga sistemi TIMS.

Burime nga hetimi konfirmojnë se katër zyrtarë të zyrës së INTERPOL Tiranë janë marrë në pyetje nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), me qëllim zbardhjen e mënyrës se si Çyrbja siguronte informacionet “Top Sekret” që më pas, sipas SPAK-ut, i shpërndante tek grupi kriminal i Altin Hajrit përmes aplikacionit të koduar “Sky ECC”.

Dëshmitë e zyrtarëve hedhin dritë mbi dobësitë alarmante të sigurisë në sistemin TIMS. Njëri prej tyre ka deklaruar se kompjuteri i përdorur për aksesimin e të dhënave qëndronte i hapur 24 orë në 7 ditë të javës dhe se fjalëkalimi ishte lehtësisht i aksesueshëm, pasi ishte i shkruar në një tabelë të dukshme në ambjentet e zyrës.

“E dija se kush ishte emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi i këtij kompjuteri, pasi ishte i shfaqur në një tabelë, por nuk isha e vetme që e dija këtë. Edhe specialistët koordinatorë dhe operatorët 24/7 e dispononin”, ka deklaruar një prej dëshmitarëve.

Sipas burimeve të hetimit, SPAK po heton edhe pista të tjera, duke përfshirë mundësinë që informacioni të jetë nxjerrë nga struktura të tjera të policisë që kishin akses në sistemin TIMS.

Zgjerimi i hetimeve dhe ndarja e një fraksioni të veçantë të dosjes vjen ndërkohë që SPAK ka vendosur të thellojë analizën teknike dhe zinxhirin e përgjegjësisë mbi përdorimin dhe sigurinë e sistemit TIMS – një ndër bazat e të dhënave më të ndjeshme të shtetit shqiptar.

Hetimi pritet të përfshijë kontrolle të thelluara mbi auditimin e hyrjeve në sistem dhe identifikimin e përdoruesve që kanë mundësuar akses të paautorizuar apo kanë shpërndarë informacione konfidenciale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...