28.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Krimi në Mat: Vrasja makabre e 23-vjeçarit lidhet me pazaret e drogës – Motra: “Një plagë që s’mbyllet kurrë”

Një javë pas ngjarjes që tronditi zonën e Matit, detaje të reja zbardhin motivet e dyshuara pas vrasjes së Renis Dobrës, 23-vjeç, i cili u ekzekutua dhe më pas u hodh bashkë me automjetin në liqenin e Ulzës.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, tre persona janë identifikuar si autorë të krimit: Aleksandër Bushgjokaj, Kristë (Kristi) Bushgjokaj dhe Fation Bushgjokaj. Dyshohet se vrasja u krye për shkak të prishjes së pazareve të drogës, të nisura vite më parë, kur Dobra punonte në Gjermani në shërbim të grupit kriminal të vëllezërve Bushgjokaj.

Hetimet e deritanishme tregojnë se viktima mund të jetë ekzekutuar në mënyrë makabre, ndërsa autorët janë përpjekur të zhdukin gjurmët duke e hedhur trupin e pajetë në liqen, së bashku me makinën.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe tek familjarët e të riut. Motra e viktimës ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke ndarë dhimbjen e thellë që po përjeton familja.

“Vetëm një vëlla kisha… dhe tani një plagë që s’mbyllet kurrë”, ka shkruar ajo në një postim në TikTok, duke prekur opinionin publik me fjalët e saj të ngarkuara me dhimbje.

Policia dhe prokuroria e Matit po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e dinamikës së krimit, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim. Autoritetet thonë se janë në ndjekje të disa provave të rëndësishme që mund të çojnë në arrestimet e tyre në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...