32.1 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Rita Ora ndan sekretin e martesës së lumtur me Taika Waititin: “Mbështetja dhe respekti janë thelbësore”

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me regjisorin Taika Waititi, duke theksuar se suksesi i martesës së tyre bazohet në respektin e ndërsjellë, mbështetjen për karrierat dhe hapësirën personale.

Në një intervistë për revistën People, 34-vjeçarja u shpreh se:

“Mendoj se gjithçka ka të bëjë me respektin dhe mbështetjen e ndërsjellë në karrierat tona të ndara, projektet dhe hapësirën personale. Të jesh aty për njëri-tjetrin si sistem mbështetjeje, kjo është thelbësore.”

Ora dhe Waititi, 49 vjeç, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2022. Këngëtarja thekson se miqësia e ngushtë që i bashkoi në fillim, ka qenë një bazë e fortë për stabilitetin e lidhjes:

“Të jesh fillimisht shok i ngushtë me dikë është vërtet fantastike.”

Në një tjetër intervistë për podcastin “Begin Again” me Davina McCall, Ora ka ndarë edhe një aspekt më personal të jetës së saj: marrëdhënien e ngrohtë me fëmijët që bashkëshorti i saj ka nga martesa e mëparshme.

“Kaloj më së miri me ta. Jam si kumbara e tyre, u jap gjithë sheqerin dhe akulloret”, tha ajo me humor, duke shtuar se roli si njerkë i jep liri për të “bërë gjëra të çmendura” me ta, pa pasur barrën e rregullave të përditshme.

Ndërkohë, Ora po përjeton një fazë të re edhe në karrierën muzikore. Ajo ka publikuar së fundmi këngën “Heat”, në bashkëpunim me artistin australian Troye Sivan, të cilën e konsideron si një hap përpara në zhvillimin e saj artistik dhe personal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...