29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Usyk e shemb Dubois me KO në raundin e 5-të – Sërish kampion i padiskutueshëm bote!

Në një duel dominues në “Wembley”, Oleksandr Usyk konfirmoi edhe një herë statusin e tij si mbreti absolut i peshës së rëndë. Ukrainasi mposhti britanikun Daniel Dubois me nokaut teknik në raundin e pestë, duke e rrëzuar dy herë në tapet dhe detyruar gjyqtarin të ndërpresë sfidën.

Kjo është fitorja e 24-t për Usyk në po aq ndeshje, duke mbetur i pamposhtur dhe duke grumbulluar sërish të gjithë titujt botërorë të peshës së rëndë: WBC, WBO, WBA dhe IBF – titullin e fundit që ia rrëmbeu Dubois në këtë përballje.

Me një paraqitje të shkëlqyer teknike dhe fizikisht dominues, Usyk e mbajti gjithnjë kontrollin e ndeshjes, ndërsa Dubois nuk arriti të replikojë, ashtu siç kishte ndodhur edhe në përballjen e parë mes tyre dy vite më parë. Me këtë disfatë, britaniku shënon humbjen e tretë në karrierë (22 fitore), dy prej të cilave ndaj Usyk.

Stadiumi “Wembley” shpërtheu në ovacione për kampionin ukrainas, që edhe njëherë tregoi pse konsiderohet si boksieri më i kompletuar i epokës moderne.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...