11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Ndërron jetë “Princi i fjetur” pas 19 vitesh në koma – Arabia Saudite i jep lamtumirën Alwaleed bin Khaled Al Saud

Princi saudit Alwaleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur botërisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas afro dy dekadash në koma.

Lajmi u bë i ditur më 19 korrik nga i ati, princi Khalid bin Talal Al Saud, në një postim prekës në rrjetin “X”. “Shpirti im, kthehu te Zoti yt i kënaqur dhe i pranuar prej Tij… Me besim të thellë në vullnetin e Allahut dhe me pikëllim të madh, vajtojmë djalin tonë të dashur”, shkroi ai, duke ndarë një foto bardhezi të të birit të shtrirë në spital, ku qëndroi për afro 20 vjet i pavetëdijshëm.

Ceremonia mortore u planifikua për të dielën, më 20 korrik, ndërsa familja mbretërore dhe miqtë u përgatitën për t’i dhënë lamtumirën përfundimtare një djali që jetoi për vite të tëra mes jetës dhe vdekjes.

I lindur në prill të vitit 1990, Alwaleed ishte vetëm 15 vjeç kur, gjatë studimeve në një akademi ushtarake në Londër, pësoi një aksident tragjik me makinë që i shkaktoi trauma të rënda në kokë dhe gjakderdhje të brendshme. Që nga viti 2005, ai ra në koma të thellë, nga e cila nuk u zgjua më.

Për 19 vjet, ai qëndroi i shtruar në një qendër mjekësore në Riad, ku babai i tij u bë simbol i përkushtimit dhe durimit, duke mos u ndarë asnjëherë nga krevati i të birit. Dhoma e spitalit u shndërrua në një hapësirë të përhershme lutjesh dhe shprese, me shpresën e pashuar për një mrekulli.

Ndërsa Arabia Saudite i jep lamtumirën “Princit të fjetur”, historia e tij mbetet një simbol i dhimbjes, dashurisë prindërore dhe durimit të jashtëzakonshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

BE shtyn rregullat e reja për inteligjencën artificiale deri në vitin 2027

0
Vendet anëtare të Bashkimi Evropian po planifikojnë të zbatojnë rregulla më të rrepta për ofruesit e inteligjencës artificiale shumë më vonë nga sa ishte...

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

0
Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp...

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...