29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tragjedi në klinikë: Burri vdes pasi “thithet” nga pajisja e rezonancës magnetike në SHBA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një klinikë mjekësore në Long Island, SHBA, ku një burrë ka humbur jetën në rrethana të pazakonta gjatë një ekzaminimi me rezonancë magnetike. Sipas raportimeve të NBC New York, viktima 61-vjeçare është tërhequr me forcë nga pajisja për shkak të një zinxhiri metalik që mbante, duke pësuar plagë fatale.

Ngjarja ndodhi në qendrën mjekësore “Nassau Open MRI” në Westbury. Sipas policisë së qarkut Nassau, burri kishte hyrë pa leje në dhomën e rezonancës, i shqetësuar nga britmat e një të afërmi që po i nënshtrohej ekzaminimit. Pavarësisht udhëzimeve të personelit për të qëndruar jashtë, ai hyri në dhomën aktive dhe u godit me forcë në tokë kur fusha e fuqishme magnetike tërhoqi zinxhirin që kishte në qafë.

Çfarë është rezonanca magnetike dhe pse është e rrezikshme në praninë e metaleve?

Rezonanca magnetike (MRI) është një teknikë imazherike e avancuar që përdor fusha magnetike shumë të fuqishme dhe valë radio për të krijuar imazhe të detajuara të organeve dhe indeve të trupit. Ndryshe nga rrezet X apo skaneri TAC, MRI nuk përdor rrezatim jonizues, por forca e magnetit mund të jetë dhjetëra mijëra herë më e fortë se fusha magnetike e Tokës.

Pikërisht kjo forcë ekstreme e bën teknologjinë potencialisht të rrezikshme në praninë e objekteve metalike. Pajisja është në gjendje të tërheqë me dhunë çdo objekt ferromagnetik – nga zinxhirë, gërshërë, kapëse kirurgjikale, tek fragmente të padukshme metali në trup – duke i kthyer në “plumba” të vërtetë.

Rreziku nuk kufizohet vetëm tek implantet apo protezat metalike. Edhe elementë më të zakonshëm si piercings, bojë tatuazhesh që përmbajnë pigmente metalike, kapëse flokësh apo kopsat e veshjeve, mund të shkaktojnë incidente të rënda.

Protokollet e sigurisë nën hetim

Në raste të tilla, personeli mjekësor ka për detyrë të ndalojë rreptësisht hyrjen në dhomën e rezonancës kur pajisja është aktive, pikërisht për të shmangur situata të tilla. Autoritetet amerikane kanë nisur hetim për të përcaktuar nëse janë ndjekur të gjitha procedurat e sigurisë në klinikën në fjalë dhe nëse përgjegjësia bie edhe mbi institucionin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...