Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në fshatin Kutalli, në Njësinë Administrative Kutalli, bashkia Dimal, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Altin Hajdari. Ai ka qenë duke shembur një mur rrethues në oborrin e banesës së tij, kur muri është rrëzuar papritur, duke e zënë poshtë dhe duke i shkaktuar dëmtime fatale.
Familjarët kanë tentuar ta shpëtojnë duke e transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por fatkeqësisht mjekët konstatuan se 51-vjeçari kishte mbërritur pa shenja jete.
Trupi i tij është dërguar në Repartin e Morgut, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë së DVP Berat, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje aksidentale.






