11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë –shteti i detyrohet 100 mijë euro dëmshpërblim

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar përfundimisht betejën ligjore ndaj qeverisë shqiptare, pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, e cila la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e shpallur të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra në vitin 2022.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ardian Dvorani, Gentian Hamiti dhe Sokol Ibi, rrëzoi ankimimin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme, të cilat kishin kërkuar anulimin e vendimit që i jepte të drejtë Nanos për largimin e padrejtë nga funksioni.

Sipas vendimit të formës së prerë, shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë Gledis Nanos një dëmshpërblim prej 60 pagash mujore, çka përkon me afatin pesëvjeçar të ndërprerë të mandatit të tij. Vlera totale përllogaritet në rreth 100 mijë euro.

Nano u shkarkua më 31 gusht 2022, pas propozimit të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi në atë kohë se i kishte kërkuar dorëheqjen. Arsyeja zyrtare për largimin e tij ishte “mosrealizimi i objektivave”, por vendimet gjyqësore të dy shkallëve e kanë konsideruar këtë veprim të pabazuar në ligj.

Ende nuk është bërë e ditur nëse qeveria do të paraqesë rekurs në Gjykatën e Lartë, por afati 30-ditor për këtë veprim vijon të jetë i hapur.

Ndërkohë, Gledis Nano është një nga emrat në garë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ku ka kaluar fazën e parë të vlerësimit nga Komisioni i Posaçëm i SPAK, duke u rikthyer në fokusin publik si një figurë me ambicie për drejtimin e strukturave të rëndësishme të sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

0
Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp...

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...

Operacionet “Bremen” dhe “Costa” godasin mafian shqiptare në Ekuador: 42 të arrestuar dhe një...

0
Dy operacione të mëdha policore, të koduara “Bremen” dhe “Costa”, kanë zbuluar përmasat e aktivitetit të mafies shqiptare në Ekuador, duke kurorëzuar dy vite...