26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Modelja e OnlyFans, Maria Kovalchuk, rrëfen tmerrin në Dubai: “Më rrahën, më tërhoqën zvarrë dhe më lanë në koma”

Modelja 20-vjeçare ruse, Maria Kovalchuk, e njohur për praninë e saj në platformën OnlyFans, ka rrëfyer për herë të parë detaje tronditëse nga ngjarja dramatike që e la në koma dhe me dëmtime të rënda në trup, pas një sulmi të egër në Dubai në muajin mars.

Maria u zhduk më 9 mars, pasi kishte thënë se do të merrte pjesë në një festë në një hotel luksoz. Ajo u gjet në koma dhjetë ditë më vonë, më 19 mars, në një rrugë të Dubait, me gjymtyrë dhe shtyllë kurrizore të thyer, pas një sulmi brutal që ndodhi pas një takimi me një burrë rus dhe shoqërinë e tij.

Në një intervistë për “Daily Mail”, Maria përshkroi ngjarjen që nisi pasi ajo humbi fluturimin e saj për në Tajlandë dhe kërkoi ndihmë nga një i njohur i rastësishëm.

“Kisha fjetur shumë dhe humba avionin. Rastësisht takova një burrë rus, të cilin e njihja nga një bar karaoke. I tregova se çfarë ndodhi, dhe ai më ftoi në dhomën e tij, duke më thënë se do të më ndihmonte të fluturoja me avionin e tij privat,” rrëfen ajo.

Në dhomë ndodheshin edhe tre persona të tjerë, një burrë dhe dy gra. Sipas Marias, gjithçka dukej normale në fillim, por situata ndryshoi rrënjësisht ditën tjetër.

“Filluan të pinin shumë alkool dhe u bënë agresivë. Më ngacmonin, më thoshin ‘Ti na përket neve, do të bëjmë çfarë të duam’. Thyen shishe dhe më morën sendet personale. Ishte tmerruese.”

Maria rrëfen se u përpoq të arratisej, por u tërhoq zvarrë dhe më pas u dhunua fizikisht. Ajo thotë se nuk mban mend momentin e dhunës që i shkaktoi plagët fatale, për shkak të traumës ose goditjes në kokë. E vetmja kujtesë e saj është përpjekja për të kërkuar ndihmë, kur një makinë e rastësishme ndaloi dhe njoftoi urgjencën.

Ngjarja është bërë edhe më e rëndë nga mosreagimi i duhur i autoriteteve, pasi sipas Marias, pamjet nga kamerat e sigurisë janë fshirë, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar vetëm për një ditë nga policia në Dubai.

“Policia priti derisa pamjet të fshiheshin automatikisht. Tani nuk ka më prova. Kanë kaluar tre muaj dhe ende nuk ka drejtësi,” tha ajo.

Pas tri operacioneve shpëtuese në spitalin e Dubait dhe një të katërti në Norvegji, Maria tani është në proces rikuperimi fizik dhe emocional. Ajo ka zgjedhur të flasë publikisht për herë të parë, duke denoncuar jo vetëm aktin kriminal që përjetoi, por edhe indiferencën institucionale që pasoi.

Rasti i saj ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare, ndërsa shumë kërkojnë hetim të thelluar dhe ndëshkim të autorëve, për një nga episodet më tronditëse të dhunës ndaj grave në rajonin e Lindjes së Mesme këtë vit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...