29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Rama kërkon shtimin e nënkryetarëve në Bashkinë e Tiranës: Do jenë pesë, me profile të veçanta

Pas identifikimit të një sërë problematikash në terren nga deputetë të angazhuar në qytetin e Tiranës, Kryeministri Edi Rama ka kërkuar shtimin e numrit të nënkryetarëve të bashkisë nga katër në pesë, me qëllim përmirësimin e menaxhimit dhe funksionimit të institucioneve vendore.

Vendimi është bërë publik pas mbledhjes së zhvilluar me drejtuesit lokalë dhe anëtarë të kabinetit, ku zëvendëskryeministrja Belinda Balluku paraqiti një analizë të strukturave dhe problematikave në Bashkinë e Tiranës. Në përgjigje të kësaj analize, kryeministri kërkoi riorganizim të rolit drejtues në bashki, me pesë nënkryetarë që do të kenë secili një profil të përcaktuar qartë, duke garantuar mbulim më të mirë të sektorëve kyç.

Për këtë qëllim, do të ngrihet një grup pune për përzgjedhjen e kandidatëve të rinj, ku do të angazhohen figura të njohura si Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj, të cilët do të zhvillojnë intervista me kandidatë potencialë për pozicionet e reja.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Rama nuk ka kërkuar dorëheqjen e nënkryetarëve aktualë, përkundrazi, i ka ftuar ata të jenë pjesë e procesit të ri përzgjedhës, duke lënë të hapur mundësinë për rikonfirmimin e tyre.

Ndërkohë, Anuela Ristani është ngarkuar me detyrën e digjitalizimit të shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, një ndër prioritetet e reja të qeverisë vendore, në linjë me axhendën kombëtare për modernizimin e administratës publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...