10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Skandal pas tragjedisë së Air India: Familjeve u dorëzohen trupat e gabuar të viktimave

Rrëzimi tragjik i avionit Boeing 787 të kompanisë Air India, më 12 qershor, që shkaktoi 260 viktima, ka marrë një kthesë edhe më të dhimbshme për familjarët e të ndjerëve. Gabime në procesin e identifikimit dhe riatdhesimit të trupave kanë lënë shumë prej tyre në pasiguri të plotë dhe pa mundësinë për të vajtuar të dashurit siç duhet.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, trupat e disa prej pasagjerëve u identifikuan gabimisht, ndërsa në disa raste, mbetjet e personave të ndryshëm janë përzier dhe vendosur në të njëjtin arkivol. Situata është përshkruar si “e tmerrshme dhe shqetësuese”, ndërsa testet e ADN-së kanë zbuluar devijime të rënda në identifikim, duke e bërë të pamundur për disa familje të mbajnë ceremonitë mortore.

Një prej figurave që ka denoncuar publikisht këtë skandal është mjekja ligjore Fiona Wilcox, e cila, duke analizuar mostrat e ADN-së të viktimave britanike, zbuloi se ato nuk përputheshin me të dhënat e ofruara nga familjet.

Nga viktimat e aksidentit, 52 ishin shtetas britanikë, ndërsa pjesa tjetër përbëhej nga pasagjerë të kombësive të ndryshme. Disa trupa janë djegur apo varrosur në Indi, ndërsa vetëm një pjesë janë riatdhesuar në Mbretërinë e Bashkuar, ndonëse me dyshime të forta për përmbajtjen reale të arkivoleve.

Në sfondin e kësaj tragjedie, një hetim i nivelit të lartë është hapur si në Londër ashtu edhe në Indi, për të hedhur dritë mbi gabimet fatale në menaxhimin e trupave pas aksidentit. Kryeministri britanik Keir Starmer pritet të diskutojë drejtpërdrejt me homologun indian, Narendra Modi, gjatë një vizite shtetërore këtë javë.

Avokati Healy-Pratt, që përfaqëson disa prej familjeve britanike, ka ngritur alarmin: “Disa prej tyre kanë marrë eshtrat e gabuara, dhe janë në një gjendje të thellë tronditjeje. Kjo ka ndodhur prej javësh dhe nuk ka asnjë shpjegim zyrtar. Këto familje meritojnë të dinë të vërtetën”.

Ai po rindërton hap pas hapi të gjithë zinxhirin e ngjarjeve që nga nxjerrja e trupave nga rrënojat, deri në dërgimin e tyre jashtë Indisë – në një përpjekje për të zbuluar jo vetëm gabimet logjistike, por edhe papërgjegjshmërinë sistematike që ka rënduar mbi dhimbjen e familjeve.

Tragjedia e 12 qershorit duket se ka lënë plagë të hapura jo vetëm nga humbja, por edhe nga mungesa e dinjitetit në trajtimin e viktimave pas vdekjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...