23.2 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Tragjedi në Otranto: Babai 35-vjeçar humb jetën në makinë nga nxehtësia ekstreme, vajza e vogël ndodhej me të

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Otrantos këtë të mërkurë, ku një 35-vjeçar me origjinë nga Sierra Leone humbi jetën papritur, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij, së bashku me vajzën e tij trevjeçare. Sipas informacioneve paraprake, burri po priste bashkëshorten e tij, e cila po dilte nga puna në një hotel lokal, kur ndodhi ngjarja.

Automjeti ishte parkuar në diell në një ditë përvëluese, dhe dyshohet se nxehtësia ekstreme i ka shkaktuar një atak kardiak. Kur bashkëshortja u kthye, e gjeti burrin pa ndjenja në timon, ndërsa vajza e vogël ishte ende në sediljen e pasme. Ekipet e urgjencës 118 mbërritën menjëherë në vendngjarje, por përpjekjet për ta ringjallur rezultuan të pasuksesshme.

Karabinierët kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të vdekjes. Ndërkohë, ngjarja ka ngritur alarm për ndikimin vdekjeprurës të valës së të nxehtit, e cila ka përfshirë rajonin e Salentos.

Kjo është viktima e gjashtë në vetëm dy ditë në Salento, që dyshohet se lidhet me temperaturat ekstreme. Të martën, dy turistë humbën jetën në plazh — një 81-vjeçar në Torre Inserraglio dhe një 69-vjeçar në Torre dell’Orso, të dy nga sëmundje të papritura të zemrës. Të hënën, tre raste të tjera u raportuan: një 79-vjeçar në Torre Lapillo, një 66-vjeçar në Savelletri dhe një 19-vjeçare në Torre San Giovanni.

Autoritetet shëndetësore dhe të mbrojtjes civile kanë apeluar për kujdes të shtuar, veçanërisht për grupet më të ndjeshme ndaj temperaturave të larta — si të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme kronike. Tragjedia e fundit nënvizon nevojën urgjente për masa parandaluese, si qëndrimi në hije, hidrat

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...