21.9 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Aksident tragjik në aksin Palasë–Dhërmi: Humb jetën një fëmijë 9-vjeç, shoferi ishte në gjendje të dehur

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur jugun e vendit mbrëmjen e kaluar, ku një fëmijë 9-vjeç ka humbur jetën, ndërsa një tjetër i ri është plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:10 në aksin Palasë–Dhërmi, kur një automjet tip Benz me targë AA 318 IF, i drejtuar nga Martin Konici, 36 vjeç, banues në Librazhd, humbi kontrollin dhe u përplas me barrierën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, humbi jetën në vendngjarje fëmija Enea Prenga, vetëm 9 vjeç, ndërsa pasagjeri tjetër, Enjo Abazaj, 20 vjeç, u plagos rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shoferi, në gjendje të dehur

Sipas policisë, shoferi Martin Konici është arrestuar në flagrancë nga Specialistët e Trafikut në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Testi me aparatin Dräger ka konfirmuar se ai po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, duke e bërë shkaktarin e drejtpërdrejtë të aksidentit fatal.

Ai tashmë do të përballet me akuzën “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Hetimet vijojnë

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, përfshirë analizën e kushteve të rrugës, shpejtësinë e automjetit dhe pozicionin e pasagjerëve në momentin e përplasjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...