22.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Rama për dhunën në Vlorë: “Ardian Isufi të mos kthehet më në polici dhe t’i dorëzohet drejtësisë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një hotel në Vlorë, ku nënkomisari i Policisë së Dibrës, Ardian Isufi, dhe shoku i tij Leart Bimo, dhunuan brutalisht një kamarier 18-vjeçar vetëm për një shishe ujë të sjellë më tepër se porosia.

Në një reagim publik, Rama thekson se Isufi duhet të përjashtohet përfundimisht nga radhët e Policisë së Shtetit dhe të dorëzohet menjëherë në duart e drejtësisë, sapo të dalë nga spitali.

“Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali,” – shkruan Rama.

Isufi aktualisht ndodhet në spital, pasi pronari i hotelit, Vasil Bedinaj, ndërhyri për të mbrojtur kamarierin e tij dhe i kundërpërgjigj dhunës.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, për shkak se dhuna ndodhi në një zonë turistike, në prani të dhjetëra klientëve vendas dhe të huaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...