Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në plazhin e Qerretit, ku një turiste çeke ka humbur jetën tragjikisht.
Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 16:00, 42-vjeçarja K.K., me banim në Çeki, është mbytur aksidentalisht teksa po notonte në det.
Pavarësisht ndihmës së menjëhershme, gruaja nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti që i mori jetën pushueses së huaj.
Qerreti është një nga plazhet më të frekuentuara në këtë periudhë vere, dhe autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë notit për shkak të rrymave të forta në det.






