34.5 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Skandal në Valencia: 17-vjeçari nën hetim për foto dhe video nudo të shoqeve, të krijuara me inteligjencë artificiale

Një ngjarje shqetësuese ka tronditur komunitetin e një gjimnazi në rajonin e Valencias, ku një 17-vjeçar po hetohet nga policia spanjolle për shpërndarje dhe tentativë shitjeje të fotove dhe videove nudo të shoqeve të tij të klasës, të krijuara përmes inteligjencës artificiale.

Sipas Gardës Civile spanjolle, gjashtëmbëdhjetë vajza kanë denoncuar përdorimin e imazhit të tyre të manipuluar digjitalisht pa pëlqimin e tyre. Përmbajtjet e rreme janë publikuar në rrjete sociale dhe madje edhe në një faqe interneti me qëllim përfitimi financiar.

Hetimi nisi në dhjetor, pasi një nga nxënëset raportoi krijimin e një llogarie të rreme në emrin e saj, ku ishin postuar video të gjeneruara me inteligjencë artificiale dhe foto të manipuluara që e shfaqnin të zhveshur. Pas hetimeve teknike, policia gjurmoi adresën IP dhe zbuloi se llogaritë ishin krijuar nga një bashkëmoshatar i tyre.

Autoritetet spanjolle paralajmërojnë se rasti nuk është i izoluar, pasi vendi ka regjistruar raste të ngjashme të abuzimit me teknologjinë e AI-së për krijimin e përmbajtjes pornografike të të miturve. Për këtë arsye, qeveria spanjolle miratoi në mars një projektligj që kriminalizon shpërndarjen e materialeve seksuale të rreme të krijuara pa pëlqimin e personave të përfshirë – një ligj që cilësohet si pionier në Evropë dhe që pritet të miratohet së shpejti nga Kongresi.

Adoleshenti ndodhet aktualisht nën procedim penal, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkallën e plotë të përfshirjes së tij në këtë skandal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“The Odyssey” thyen rekordin e Christopher Nolan/ Filmi kalon 1 miliard dollarë dhe bëhet...

0
Hollywood – “The Odyssey” ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve në arkëtime globale, duke u bërë filmi më i suksesshëm komercial në karrierën...

Debutim ëndrrash për Taulant Seferin në Turqi/ Sulmuesi shqiptar shënon pas vetëm 9 minutash...

0
Turqi – Taulant Seferi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të re në futbollin turk, duke gjetur rrugën e...

Roja I sigurisë gjendet i pajetë në resort në Hawaii/ 20-vjeçari i dyshuar u...

0
Hawaii – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maui-n, ku një roje sigurie u gjet i pajetë në një resort plazhi. Mediat e huaja raportojnë...

“Gabim diplomatik”/ Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn për Kosovën: “Ukraina duhet ta njohë shtetin”

0
Prishtinë – Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka kritikuar deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ky i fundit rikonfirmoi se Ukraina nuk...

“Ujërat e zeza derdhen në det”/ Alarm në Durrës në kulmin e sezonit turistik,...

0
Durrës – Një situatë e rëndë mjedisore është denoncuar ditën e djeshme në Durrës, ku ujërat e zeza dyshohet se po derdheshin drejtpërdrejt në...