16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Foto/Heidi Klum mbron qëndrimin e saj: “Të jem topless para fëmijëve i ka bërë më të lirë me trupin e tyre”

Heidi Klum ka reaguar sërish ndaj kritikave për pozat topless dhe bashkëpunimet në reklama me vajzën e saj, Leni Klum, duke theksuar se hapja dhe natyraliteti në familjen e saj kanë ndikuar pozitivisht te fëmijët.

Në një intervistë për revistën People, supermodelja 52-vjeçare rrëfeu se mënyra e saj e lirshme e të qenit nënë ka formuar një marrëdhënie të shëndetshme të fëmijëve të saj me trupin.

“Shumë njerëz thonë: ‘Nuk e di sa e përshtatshme është që një nënë dhe bijë të bëjnë këto gjëra së bashku’. Por për ne? Unë jam krenare për vajzën time. Ajo ndjehet rehat me mua ashtu. Jam europiane, gjithmonë kam qenë e hapur me trupin tim. Fëmijët e mi nuk më njohin ndryshe dhe ndoshta për këtë arsye ndihen më të çliruar,” – u shpreh Klum.

Modelja, e cila është nënë e katër fëmijëve – Leni (21 vjeç), Henry (19), Johan (18) dhe Lou (15) – tha se pavarësisht natyrës së saj të hapur, ajo mbetet një nënë e kujdesshme:
Kur janë të vegjël, ke frikë se mos hidhen në pishinë apo fusin gishtin në prizë. Pastaj vijnë makina, pastaj seksi, droga dhe rock’n’roll-i. Ti vetëm shpreson që fara që u ke mbjellë do të rritet,” – tha ajo.

Klum foli gjithashtu për bashkëpunimet me vajzën e saj në fushatat e veshjeve intime që shkaktuan polemika që prej vitit 2023.
Ka qenë argëtuese të xhirojmë së bashku. Jam e lumtur që ajo ndihet rehat në lëkurën e saj edhe përpara meje. Jo çdo fëmijë e ka këtë ndjenjë në këtë botë, prandaj më bën krenare që kemi këtë marrëdhënie kaq të bukur,” – shtoi ajo.

Bashkëpunimet e tyre në reklama vazhdojnë të tërheqin vëmendjen, ndërsa Heidi Klum thekson se kritikat nuk e bëjnë të ndryshojë mënyrën se si ajo zgjedh të rrisë fëmijët e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...