21.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Milani përgatit goditjet e fundit: Doué në mbrojtje, Vlahovic dhe Gonçalo Ramos në listë për sulmin

Ndërkohë që çështja Jashari vijon të mbetet e pazgjidhur mes Belgjikës dhe Italisë, Milani po punon intensivisht për përforcime të tjera në merkato. Trajneri Massimiliano Allegri ka përcaktuar prioritetet: një mbrojtës i djathtë dhe një sulmues për të kompletuar repartin ofensiv përkrah Santiago Gimenez.

Në mbrojtje, objektivi kryesor mbetet Guéla Doué i Strasburgut. Kuqezinjtë po negociojnë për të ulur kërkesat e klubit francez dhe marrëveshja pritet të mbyllet në ditët e ardhshme.

Ndërsa për repartin e sulmit, strategjia e klubit është të veprojë në gjysmën e dytë të gushtit. Goditja e madhe pritet të vijë para ndeshjes hapëse të kampionatit më 23 gusht kundër Cremoneses në “San Siro”.

Emri që po fiton gjithnjë e më shumë terren është Dusan Vlahovic. Juventus ka nevojë urgjente për të shitur dhe ulja e kërkesave financiare e bën pistën të arritshme për Milanin.

Në skenë është futur edhe Gonçalo Ramos. Sulmuesi portugez, i transferuar verën e kaluar nga Benfica te PSG për 65 milionë euro, është ofruar nga agjenti Jorge Mendes. Opsioni që po diskutohet është huazim me të drejtë blerjeje, me një pagë prej 3 milionë eurosh.

Ndërkohë, për daljet nga ekipi:
• Bennacer ka oferta nga Arabia Saudite, por ende nuk është bindur,
• Adli po pret një sistemim në Europë,
• Bologna pritet të shtyjë për Okafor pas shitjes së Ndoye,
• Për Chukwueze ka vetëm interesa për huazim.

Merkatoja e Milanit hyn kështu në fazën vendimtare të verës, me synimin për të kompletuar një skuadër konkurruese në prag të sezonit të ri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...