16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Urdhër gjykimi për nënën e autorit të vrasjes së Ilaria Sulës, akuzohet për fshehje kuf*mës

Nga Gjykata e Romës ka ardhur një zhvillim i ri në çështjen tragjike të vrasjes së 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula.
Gjyqtarja hetuese Antonella Minunni ka firmosur një urdhër gjykimi të shkurtuar ndaj Nors Manlapaz, nëna e Mark Antony Samson, 23-vjeçarit filipinas që vrau dhe fshehu trupin e të resë shqiptare në mars të këtij viti.

Sipas mediave italiane, Manlapaz akuzohet për komplot për fshehje kufome, vepër penale e rënduar nga e ashtuquajtura “lidhje teleologjike”, që do të thotë se veprimi i saj ka qenë për të mbuluar krimin e vrasjes.
Seanca gjyqësore ndaj saj është caktuar më 10 dhjetor, në Gjykatën e Romës, përpara një gjyqtari të vetëm. Ajo ka të drejtën të kërkojë procedura alternative, përfshirë marrëveshje për pranimin e fajësisë, që do t’i sillte një ulje të mundshme të dënimit.

Ngjarja
Ilaria Sula, studente në Universitetin “La Sapienza”, rezultonte e zhdukur që prej 25 marsit. Fillimisht u mendua se ajo ishte larguar pas ndarjes me të dashurin, por hetimet zbuluan të vërtetën makabre.
Trupi i saj u gjet brenda një valixheje, në fund të një shkëmbi pyjor në Poli, pasi 23-vjeçari filipinas pranoi vendndodhjen.

Hetimet e policisë zbuluan se pas vrasjes, ai kishte përdorur telefonin dhe rrjetet sociale të Ilaria Sulës për të fshehur gjurmët. Sipas autoriteteve, ai e ka goditur me thikë në një apartament në Romë dhe më pas, me ndihmën e nënës së tij, ka tentuar të zhdukë trupin.

Ngjarja tronditi opinionin publik në Itali dhe Shqipëri për mënyrën e egër të ekzekutimit dhe fshehjes së krimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...