24.6 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Incident i pazakontë në Greqi: Carles Perez kafshohet në organet gjenitale nga një qen, përfundon në spital

Një episod i pazakontë ka ndodhur me futbollistin spanjoll Carles Perez, ish-lojtar i Barcelonës dhe Romës, aktualisht pjesë e ekipit të Arisit të Selanikut.

Sipas mediave spanjolle, 26-vjeçari përfundoi në spital pasi u kafshua në organet gjenitale nga një qen. Ngjarja ndodhi gjatë një shëtitjeje, kur Perez ishte me qenin e tij personal. Në një moment, kafsha e tij u sulmua nga një qen tjetër, dhe futbollisti u përpoq t’i ndante.

Gjatë përpjekjes, qeni agresor e kafshoi futbollistin pikërisht në zonën intime. Ai u transportua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, por ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, dëmtimet nuk janë serioze.

Si pasojë e incidentit, Carles Perez do të humbasë ndeshjen e kësaj jave në Ligën e Konferencës, ku Arisi përballet me Arazin e Azerbajxhanit, pas humbjes në ndeshjen e parë.

Ngjarja ka shkaktuar habi dhe është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale për shkak të natyrës së pazakontë të lëndimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...