23.3 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Operacioni “ETERNA”/ Pamjet nga arrestimi në Orikum i autorit te dyshuar vrasjes së Gentjan Bejtjas

VLORË – Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses një nga operacionet më të rëndësishme të ditëve të fundit, duke arrestuar Flodian Plakun, 42 vjeç, i njohur edhe me emrin Florjan Serjani (Mamo), i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në mars të vitit 2024.

Operacioni i koduar “ETERNA” u zhvillua mbrëmjen e djeshme në ambientet e një hoteli në Orikum, ku forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, lokalizuan dhe arrestuan Plakun, i cili ndodhej në kërkim për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve.

Në momentin e arrestimit, Plaku ishte i armatosur me një pistoletë me fishek në fole, gati për qitje. Gjatë kontrollit fizik dhe në dhomën e hotelit, policia gjeti dhe sekuestroi:
• një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe 17 fishekë;
• 25 mijë euro në cash, për të cilat dyshohet burim kriminal;
• 7 celularë.

Së bashku me të, u arrestua në vendngjarje edhe Julian Aliaj, 43 vjeç (alias Julian Pashaj), i cili mbante një armë zjarri me fishekë. Po ashtu, u ndaluan tre persona të tjerë: A. L., 36 vjeç, A. D., 31 vjeç, dhe L. D., 57 vjeç, të cilët akuzohen për “Përkrahje të autorit të krimit”, pasi ndihmonin Plakun në strehim dhe lëvizje.

Sipas policisë, Plaku është autor i dyshuar i vrasjes së Gentjan Bejtjas, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 15 mars 2024, brenda rrethimit të banesës së tij. Autorët u larguan me një “Land Rover”, i cili më pas u dogj në fshatin Hasan.

Operacioni “Në Gjurmë” – Arrestohet edhe një tjetër autor i dyshuar i vrasjes së Renato Hoxhës

Pak ditë më parë, më 1 gusht, Policia e Vlorës në bashkëpunim me forcat operacionale arrestoi Kleanth Bylykun (alias Armando Gega), 42 vjeç, të dyshuar si bashkëautor në vrasjen e Renato Hoxhës më 27 prill 2025 pranë Poliklinikës së qytetit.

Hoxha u qëllua me katër plumba në trup dhe kokë, duke humbur jetën në vend. Ndaj Bylykut ishte lëshuar masa “Arrest në burg” nga Gjykata e Vlorës.

Për këtë ngjarje, më parë ishte arrestuar shtetasi E. M., 37 vjeç nga Tirana, për sigurim të kushteve për vrasje. Ndërkohë, është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për një shtetas rumun, D. C., 53 vjeç, me precedent kriminal, dhe në hetim ndodhet edhe shtetasi I. S., 26 vjeç.

Policia paralajmëron goditje të tjera – Hetimet vijojnë edhe në Sarandë

Drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, në një deklaratë për mediat theksoi vendosmërinë e strukturave policore për të çuar përpara hetimet dhe për të goditur grupet kriminale që cenojnë jetën dhe sigurinë publike.

“Së shpejti do të kemi zhvillime konkrete edhe në Sarandë, ku hetimet po avancojnë për disa ngjarje të rënda”, u shpreh Çela.

Ai bëri thirrje për bashkëpunim me qytetarët dhe garantoi se çdo informacion do të trajtohet me përgjegjësi, në funksion të një shoqërie më të sigurt dhe më të drejtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...