28.4 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

“Votëbesimi është përgjegjësi” – Balluku prezanton 13 kryetarët e rinj në Fier: Prioritet, hapësirat publike dhe shërbimet digjitale

Në një takim zyrtar të zhvilluar këtë të martë, 13 kryetarët e rinj të njësive administrative të Fierit u prezantuan me detyrën e re. Në këtë aktivitet mori pjesë zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila theksoi nevojën për angazhim të shtuar në forcimin e administratës lokale dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Balluku e lidhi këtë angazhim të ri me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ku Partia Socialiste mori 12 mandate në qarkun e Fierit, duke e cilësuar këtë si një votëbesim që kërkon përgjegjësi konkrete.

“Fakti që qeveria shqiptare është votëbesuar më shumë, kryesisht në qarkun e Fierit, na bën neve akoma edhe më të përgjegjshëm. Ashtu siç ata na votëbesuan, ashtu duhet t’ua kthejmë me punën tonë,” – u shpreh Balluku.

Zv.kryeministrja kërkoi gjithashtu përfshirjen e të rinjve në administratë, me fokus të veçantë tek ata që dinin të përdornin teknologjinë, për të ofruar shërbime më të lehta dhe të aksesueshme për qytetarët, veçanërisht për të moshuarit.

“Duhet të kemi në ekipe djem edhe vajza që i përgjigjen teknologjisë. Duhet të ofrojmë shërbime që të moshuarit apo të tjerë nuk i marrin dot nëpërmjet telefonit,” – theksoi ajo, duke kritikuar edhe abuzimet me E-Albania nga noterë që e ofrojnë si shërbim me pagesë.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte lirimi i hapësirave publike, ku Balluku e vlerësoi situatën në Fier si më të qetë krahasuar me qytetet e tjera, por theksoi se ka ende problematika që kërkojnë zgjidhje, veçanërisht në zonat e banimit dhe parkingjet e pallateve.

“Edhe vetë fakti që qytetarët e mbështesin reformën për lirimin e hapësirave publike, ju duhet ta keni prioritet në punën tuaj,” – apeloi Balluku.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë, kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga aksioni për heqjen e tendave të paligjshme, duke konfirmuar se ky operacion do të vijojë pa ndërprerje, me qëllim lirimin e të gjithë hapësirave të zaptuara në qytete.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...