20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Strategjia” që dështoi – 21-vjeçari bie në pranga pasi mashtronte qytetarët me identitet të rremë

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka mashtruar disa qytetarë duke përdorur identitet të rremë, me qëllim zhvatjen e parave. Ai u arrestua në flagrancë, në momentin që po tentonte të merrte një shumë të konsiderueshme parash nga një 26-vjeçare, të cilën e kishte mashtruar edhe më parë.

Operacioni u zhvillua nga forcat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Strategjia”, ku u kap dhe u ndalua shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Paskuqan.

“Si rezultat i veprimeve operative të ndjekura me intensitet, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., teksa po i merrte një tjetër shumë parash denoncueses,” – njoftoi Policia e Shtetit përmes një deklarate zyrtare.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të dokumentuar raste të tjera të mundshme mashtrimi, që dyshohet se janë kryer nga i riu.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, që do të vijojë me veprimet ligjore përkatëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...