28.4 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

“U zhduk pa lënë gjurmë”: 27-vjeçari largohet nga hoteli në Dhërmi, familjarët të shqetësuar

Një 27-vjeçar me inicialet A. Z., banues në Tiranë, është shpallur në kërkim nga policia pas një denoncimi të bërë nga vëllai i tij, 24-vjeçari K. Z.. Sipas raportimeve zyrtare, i riu është larguar nga një hotel në Dhërmi më 2 gusht dhe prej asaj dite nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjen.

“Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K. Z., 24 vjeç, pasi më datë 02.08.2025, vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk e ka kontaktuar më. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

Prej disa ditësh, familjarët nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e 27-vjeçarit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të zhdukjes. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera rreth arsyes së largimit apo nëse ka elementë të dyshimtë në ngjarje.

Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacion për shtetasin në fjalë, të kontaktojnë menjëherë strukturat më të afërta të rendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...