28.4 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

“Ish-polici i arratisur në ’97, ekzekutohet në rrugët e fshatit”: Vritet Frrok Lleshaj, pistat e hetimit çojnë drejt gjakmarrjes

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e djeshme zonën e Vaut të Dejës, ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Paçram, teksa po ecte në këmbë përgjatë një rruge të fshatit. Autorët mbeten ende të paidentifikuar, ndërsa pesë persona janë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Frrok Lleshaj nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Ish-efektiv policie në vitet ’90, ai kishte një të shkuar të errët. Në vitin 1995, u arrestua si autor i vrasjes së kushëririt të tij, Dodë Lleshaj, krim për të cilin nuk pranoi kurrë autorësinë. Gjatë trazirave të vitit 1997, Lleshaj u arratis nga burgu, por u arrestua sërish në vitin 2006, dhe u dënua me 25 vite burgim nga Gjykata e Shkodrës me vendimin nr. 37, datë 17.03.2006.

Pas përfundimit të plotë të dënimit, ai u lirua më 16 mars 2023 nga IEVP Shkodër, duke fituar lirinë pas gati dy dekadash. Pikërisht aktiviteti i tij pas daljes nga burgu është në fokus të grupit hetimor, që po shqyrton pistat e mundshme të vrasjes.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjakmarrja është një nga pistat kryesore të hetimit, megjithatë nuk përjashtohen as konfliktet personale apo ndonjë larje hesapesh të vjetra të lidhura me periudhën e errët të jetës së viktimës.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur dinamikën e krimit, si dhe për të identifikuar dhe ndaluar autorin apo autorët e kësaj vrasjeje me paramendim. Zona ku ndodhi ngjarja është nën vëzhgim të policisë dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...