29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Pensionistët shqiptarë, më të keqpaguarit në Europë” – Berisha akuzon Ramën për manipulim votash me 100 euro: “Farsa më çnjerëzore elektorale”

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për blerje të votës së pensionistëve me 100 euro gjatë zgjedhjeve të 11 majit, të cilat i cilësoi si “farsa më çnjerëzore dhe më cinike” në historinë elektorale të vendit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha publikoi një statistikë të Eurostat, e cila sipas tij tregon se pensionistët shqiptarë janë më të varfërit në Europë, si në vlerë nominale, ashtu edhe në fuqi blerëse.

“Pensionistët shqiptarë paguhen 50% më pak se Turqia, që është vendi i parafundit në listë. Me fuqi blerëse, ata janë gati tre herë më poshtë se Turqia, dy herë nën Bosnjën dhe deri në 6.5 herë më pak se pensionistët e tjerë në Europë”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se pensionistët në Shqipëri marrin mesatarisht vetëm 133 euro në muaj, ndërkohë që çmimet janë 17% më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, duke thelluar më tej pabarazinë sociale.

“Në fuqi blerëse, pensionisti shqiptar është rreth 7 herë më i varfër se një pensionist mesatar europian. Politika e ndjekur ndaj tyre është çnjerëzore, korruptive dhe bazuar në vjedhje të pastër shtetërore”, shtoi kreu i PD-së.

Sipas Berishës, dhurata prej 100 eurosh për 760 mijë pensionistë, e shpërndarë para zgjedhjeve, ka qenë një manipulim i hapur elektoral, duke përdorur varfërinë për të ndikuar votën.

Ai gjithashtu theksoi se premtimi për një minimum jetik prej 1.6 deri në 2.4 herë më të lartë se niveli aktual, është tradhtuar nga qeveria, duke lënë pensionistët “në mëshirë të fatit dhe çmimeve të larta”.

Deklaratat e Berishës vijnë në një moment tensioni politik të rritur pas zgjedhjeve të fundit, me opozitën që akuzon qeverinë për blerje votash dhe manipulim elektoral përmes ndihmave financiare selektive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Ndryshimi po vjen në Westminster’ – Andy Burnham futet në garë të fortë në...

0
Votuesit në zonën elektorale të Makerfield i janë drejtuar sot kutive të votimit në një zgjedhje të pjesshme që mediat britanike e cilësojnë si...

“Rezulton qartë se është shkelësi më i madh i ligjeve” – Erisa Xhixho akuza...

0
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për...

“Refuzimi i lirimit të Ilir Metës ndez përplasje në Apelin e Posaçëm” – Avokati...

0
Një situatë e tensionuar është regjistruar jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Apelit, menjëherë pas vendimit për të lënë në qeli ish-Presidentin e...

“Jonaid Myzyri emërohet në krye të OBP-së, zëvendëson Pogajn që dha dorëheqjen” – Ish-kreu...

0
Jonaid Myzyri është emëruar drejtues i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke zëvendësuar Arlinda Pogajn, e cila më herët dha dorëheqjen nga detyra. Emërimi...

“14 masa sigurie dhe 3 në kërkim” – Zbulohet skema e falsifikimit të pronave...

0
Një hetim 7-mujor i Policisë së Shtetit ka finalizuar një operacion të gjerë të koduar “Tjetërsimi”, duke zbuluar një skemë kriminale të dyshuar për...