28.4 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

“Largimi i Ramës, kushti i të gjitha kushteve” – Berisha paralajmëron mobilizim qytetar për votën e lirë një muaj para nisjes së Parlamentit

TIRANË – Teksa mbetet edhe një muaj nga nisja e sesionit të ri parlamentar, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur aksionin e ri të opozitës, duke theksuar se mobilizimi qytetar për votën e lirë do të jetë në qendër të veprimeve të ardhshme politike.

Në një konferencë për shtyp, Berisha deklaroi se për sa kohë Edi Rama është në pushtet, shqiptarët nuk mund të votojnë si qytetarë të lirë. Ai e cilësoi kryeministrin si pengesën kryesore për zgjedhje të ndershme, ndërsa e akuzoi se ka ngritur një “diktaturë autokratike” të mbështetur në krim dhe korrupsion.

“Largimi i Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme,” u shpreh Berisha.

Duke e cilësuar qeverisjen aktuale si një narkoshtet, ai tha se aksioni opozitar nuk do të kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë, por do të shtrihet edhe në diasporë, ku sipas tij “përfaqësues të shtetit janë bërë armik i votës së lirë”.

“Do të bëjmë gjithçka për të mobilizuar shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj, për t’u përballur me përfaqësuesit e narkoshtetit në diasporë,” tha Berisha.

Ai theksoi se qëndresa e përgjithshme qytetare është rruga e vetme për të rikthyer demokracinë, duke paralajmëruar një sezon politik të nxehtë dhe të mbushur me aksione opozitare.

Deklaratat e Berishës vijnë në një kohë të tensionuar politike, me Partinë Demokratike që vazhdon të mos e njohë legjitimitetin e qeverisë aktuale dhe kërkon zgjedhje të parakohshme nën një administrim të ri politik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...