26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Makina përfshihet nga flakët në Kuç, dyshohet shkëndijë elektrike

KUÇ – Një automjet tip “Ford” është shkrumbuar plotësisht mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Kuç–Qeparo, pranë urës së Laskos, në afërsi të fshatit Kuç.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në motorin e mjetit. Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes, kur qarkullimi ishte i rënduar, duke krijuar trafik të dendur në zonë.

“Kur mbërritëm, flakët kishin përfshirë të gjithë pjesën e përparme të mjetit. Pavarësisht përpjekjeve tona, automjeti u dogj tërësisht,” u shpreh një zjarrfikës në vendngjarje.

Në terren kanë shkuar edhe forcat e policisë, ndërsa makina e dëmtuar ka qëndruar në rrugë deri në orët e vona të natës, duke penguar qarkullimin.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të konfirmuar shkakun e saktë të zjarrit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...