36.2 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet e vështirë, 19 vatra aktive në gjithë vendin

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 50 vatra zjarri në territorin shqiptar, nga të cilat 19 janë ende aktive dhe po monitorohen me intensitet nga forcat operacionale dhe ajrore.

Zona më problematike mbetet qarku Vlorë, ku zjarri pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër vazhdon të jetë aktiv dhe kërkon ndërhyrje intensive me mjete zjarrfikëse, helikopterë dhe avionë nga Forcat e Armatosura Shqiptare, si dhe ajrore nga Greqia, Çekia dhe Sllovakia. Sot pritet të bashkohet edhe një helikopter Black Hawk nga Forca Ajrore.

Në qarkun Berat, Poliçan, situata është rënduar dhe janë evakuuar banorë për shkak të përparimit të zjarrit pranë zonave të banuara. Forcat në terren operojnë me mjete dhe forca të shumta, duke përfshirë edhe mbështetjen ajrore.

Zjarre aktive raportohen gjithashtu në qarqet Dibër, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër, Durrës, Kukës dhe Korçë, në zona pyjore dhe me terren të vështirë për ndërhyrje. Forcat operacionale, bashkë me automjetet zjarrfikëse dhe mjete ajrore, po punojnë për kontrollimin dhe shuarjen e flakëve.

Për operacionet e fundit janë angazhuar mbi 1080 forca dhe 82 automjete zjarrfikëse, si dhe avionë dhe helikopterë nga Shqipëria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kroacia, Greqia, Sllovakia dhe Republika Çeke.

Sipas IGJEO-s, pritet mot i thatë dhe temperatura deri në 41 gradë Celsius, gjë që rrit rrezikun e zjarreve, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Elbasan, ku niveli i rrezikut për zjarr është “shumë i lartë” në disa zona.

Apeli i autoriteteve: Qytetarët kërkohen të tregojnë kujdes maksimal dhe të njoftojnë menjëherë çdo vatër zjarri pranë autoriteteve për të shmangur përhapjen dhe dëmet e mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...