36.2 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë, dyshohet për zjarrvënie që dogji 5 stane dhe pyje në dy fshatra

Një 40-vjeçar është arrestuar në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në një tokë të marrë me qira, duke shkaktuar përhapjen e flakëve që dogjën 5 stane, bagëti dhe sipërfaqe të mëdha pyjore në zonën midis fshatrave Kodër dhe Lekël.

Policia e Tepelenës, menjëherë pas njoftimit për zjarret, nisi hetimet dhe identifikoi autorin e dyshuar, shtetasin E.M., banues në fshatin Kodër. Si pasojë e zjarrvënies, u dëmtuan pemë frutore, 5 stane me bazë ushqimore për bagëti dhe u dogjën 3 krerë bagëti të trasha.

Që nga mëngjesi i djeshëm, autoritetet mbajnë nën kontroll perimetrin e zjarrit dhe punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve, në bashkëpunim me DVP Gjirokastër dhe shërbimet zjarrfikëse.

Materialet procedurale për këtë ngjarje janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, ndërsa 40-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon fort ndaj qytetarëve që të mos shkaktojnë zjarrvënie dhe u bën thirrje të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...