11.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Rama: Zjarret po vihen nën kontroll, forcat e emergjencës në terren për 24 vatra aktive

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit po vihen gradualisht nën kontroll, ndërkohë që puna për shuarjen e tyre vazhdon pa ndërprerje për çdo riaktivizim të mundshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se dy ditë e netë kanë qenë “ekstremisht të vështira”, duke përmendur zonat më të prekura si Skënderbegas dhe Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, Hormovë, Kodër e Lekël të Tepelenës, Dhivër, Kakodhiq në Finiq, si dhe Dropull në kufi me Delvinën. Kryeministri theksoi se rreziku dhe flakët kanë qenë të pamëshirshme, por falë guximit dhe angazhimit të forcave në terren, situata po stabilizohet.

“Falë guximit vetëmohues dhe angazhimit total të të gjitha forcave në terren, është arritur fatmirësisht që zjarret të vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna papushim drejt shuarjes së tyre dhe gatishmëria maksimale për çdo riaktivizim të mundshëm apo vatra të reja”, shkroi Rama.

Kryeministri bëri thirrje ndaj banorëve të tregohen të kujdesshëm, të sinjalizojnë çdo vatër zjarri dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve. Ai paralajmëroi gjithashtu se për “kriminelët që luajnë me flakët, ndëshkimi do të jetë maksimal”.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...