11.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit luftojnë flakët në gjithë vendin: 24 vatra aktive dhe mbi 10 mijë forca në terren

Tiranë – Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se efektivët e Forcave të Armatosura, së bashku me ekipet lokale të zjarrfikësve, po luftojnë flakët e një vatre të papritur, përhapja e së cilës është favorizuar nga erërat e forta.

Në terren ndodhet edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili po monitoron nga afër situatën dhe koordinon ndërhyrjen e forcave.

Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 janë ende aktive. Mbi 10 mijë forca emergjencash, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, ndodhen në terren, ndërsa situata po shkon drejt stabilizimit.

Operacioni kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, me synim kufizimin e përhapjes së flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë, për të mbështetur ekipet në terren.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...