22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Lezhë – Francesk Mecaj, i arrestuar për trafik armësh me Italinë, lëshohet në burg pa afat

Gjykata e Lezhës ka vendosur që Francesk Mecaj, 30 vjeç, i arrestuar për trafik armësh drejt Italisë, të qëndrojë në burg pa afat, duke konfirmuar ligjshmërinë e arrestimit. Mecaj, me precedent penal në Itali, u ndalua pak ditë më parë në Malësi të Madhe, pas hetimeve për futjen e armëve në një valixhe me qëllim transportin drejt vendit fqinj.

Burime nga hetimet bëjnë të ditur se informacionet e para kanë ardhur nga Guardia di Finanza, që çuan në ndalimin e dy shoferëve të autobusit. Në bagazhet e tyre u gjetën armë zjarri dhe municione, ndërsa hetimet ndaj Mecaj janë zhvilluar edhe me përgjime.

Sipas hetimeve, më 16 korrik, Mecaj kishte kontaktuar administratorët e linjës me një numër italian, duke kërkuar transportin e një valixheje që sipas tij përmbante ushqime. Takimi u realizua në Milot, ku ai dorëzoi valixhen kundrejt 50 eurove, dhe më pas ajo u dorëzua në Itali tek një person i huaj.

Tre javë më vonë, Mecaj përsëriti veprimin, duke dorëzuar sërish valixhet në Milot. Këtë herë, autoritetet italiane ndaluan furgonin dhe kapën 5 armë zjarri tip kallashnikov, 5 krehëra dhe 356 fisheke. Në pranga përfunduan shoferët shqiptarë, Arian Deda dhe Eltion Muca, ndërsa autoritetet janë në kërkim të personit italian që priste dërgesën e armëve.

Mecaj mbetet nën akuzën për trafik ndërkombëtar armësh, ndërsa hetimet ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Italisë vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...