22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Situata e zjarreve në vend për 24 orët e fundit: Përmirësim i dukshëm, vetëm 3 vatra aktive

Gjatë 24 orëve të fundit situata nga zjarret ka shënuar një përmirësim të dukshëm në vend. Nga 28 vatrat e raportuara, vetëm 3 mbeten aktive, ndërsa 6 të tjera janë nën monitorim të vazhdueshëm.

Aktualisht, ndërhyrja po vijon me intensitet në këto zona kryesore:
• Tërnovë (Bashkia Bulqizë) – Zjarri në kurorën me pyje të dendura po përparon nga qafa e malit drejt qytetit të vjetër Bulqizë. Në terren janë 8 efektivë të MZSH, 4 forca bashkiake, 6 të pyjores, 3 policore, mbështetur nga 30 ushtarë dhe 1 helikopter. Punohet për izolimin e zjarrit.
• Xeth (Bashkia Fushë-Arrëz) – Intensiteti i flakëve është ulur, por puna për shuarje vazhdon me 60 forca operacionale, të ndihmuara nga 80 ushtarë dhe 1 helikopter.
• Velë (Bashkia Mirditë) – Zjarr në masiv pishash, rreth 6.5 ha, me angazhimin e 3 automjeteve zjarrfikëse, 6 efektivëve MZSH, 12 bashkiakë, 6 të pyjores, 2 policë dhe 6 ushtarë. Fokus për shuarjen e plotë të flakëve.

Vatra të tjera janë nën kontroll:
• Mali me Gropa – Bizë (Bulqizë), Zhapokikë, Plashnik (lagja Lugas) dhe Rehovë (Poliçan), Velçan (Berat), Mali i Bërzhitës, Ibë (Tiranë), Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj (Tiranë), Ferraj dhe Zall-Herr (Tiranë) – ndërhyrjet e forcave, reshjet dhe automjetet zjarrfikëse kanë mundësuar kontrollin e situatës, pa rrezik për banesat.

Në operacionet e fundit janë angazhuar 52 automjete zjarrfikëse dhe 740 forca operacionale, të mbështetura nga 323 ushtarë, 7 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter të FA. Po ashtu, kanë marrë pjesë edhe 4 helikopterë ndërkombëtarë (EBA, Çek, Sllovak) dhe 1 avion Canadair nga Italia.

Autoritetet nënvizojnë se situata mbetet e monitoruar dhe ndërhyrjet vazhdojnë për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...